8 viktima nga uragani “Grace” në Meksikë

12:24 22/08/2021

Presidenti Lopez Obrador u bën thirrje qytetarëve të gjejnë strehim

Uragani Grace që ka goditur shtetin meksikan të Veracruz që nga dita e shtunë ka shkaktuar deri më tani 8 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Grace u shpall një uragan i kategorisë 3 me erëra që shkojnë deri në 200 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Presidenti i Meksikes, Lopez Obrador konfirmoi në Twitter se janë të angazhuar mijëra anëtarë të forcave të mbrojtjes civile, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Marinës, si dhe shpërndarjes shtetërore të energjisë elektrike.

Në fillim të kësaj jave, Uragani Grace zbarkoi në bregun e Karaibeve të Meksikës, duke shkulur pemë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për gati 700,000 njerëz, por nuk pati viktima.

Uragani Grace goditi gjithashtu Xhamajkën dhe Haitin, të cilat gjithashtu pësuan një tërmet me magnitudë 7.2, me shi të fortë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *