8-vjeçari ngordh kobrën me kafshimin e tij

13:04 07/11/2022

Një kobra në Indi ka ngordhur pasi është kafshuar nga një 8-vjeçar.

Fëmija, i quajtur Deepak, u sulmua nga gjarpri ndërsa luante në oborrin e shtëpisë së tij në një fshat të Indisë kur zvarraniku iu mbështoll rreth dorës dhe i nguli çatajtë e mprehtë, shkruan “Metro”.

Në përpjekje për të mposhtur dhimbjen, fëmija shkundi fort krahun për të shpëtuar nga kobra.  Kjo nuk funksionoi dhe Deepak e “kafshoi dy herë” gjarprin.

Zvarraniku nuk lëvizi kur provova ta hiqja dhe e kafshova fort dy herë. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt”, tha Deepak.

Familja e tij e dërgoi menjëherë në spitalin më të afërt ku i injektuan kundërhelmin. Sipas një eksperti, 8-vjeçari kishte pësuar vetëm një “kafshim të thatë”, term që përshkruan kafshimin pa helm të gjarprit.

Kobra ngordhi pas lëndimeve të marra nga Deepak./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts