82-vjeçarja nga Australia gjendet e gjallë pasi kishte ngecur nën një traktor për tre ditë

82 vjecarja nga australia gjendet e gjalle pasi kishte ngecur nen nje traktor per tre dite
82 vjecarja nga australia gjendet e gjalle pasi kishte ngecur nen nje traktor per tre dite

11:20 12/12/2022

Një grua 82-vjeçare është gjetur poshtë një traktori tre ditë pasi u zhduk.

Gruaja u gjet në një pronë në Talarm, në perëndim të Macksville, në bregun verior të NSW, të dielën në mbrëmje pasi kishte pësuar lëndime të rënda në këmbë. Ajo u dërgua në Spitalin John Hunter të Newcastle nga helikopteri Westpac Rescue, ku gjendja e saj u stabilizua.

Mësohet se alarmi u ngrit kur ajo nuk i përgjigjej telefonatave të motrave për tre ditë. Këmbët e të moshuarës ishin bllokuar nën rrotat e traktorit.

Një fermer 95-vjeçar u gjet i gjallë muajin e kaluar dy ditë pasi ra nga traktori dhe u zhyt në baltë në Carters Ridge, në veri të Brisbane.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin e të moshuarit, megjithatë, ai ka marrë mjekim nga doktrët dhe gjendja e tij u stabilizua. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts