
09:04 17/05/2022
◾Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se 264 luftëtarë janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe janë dërguar në zonat e mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Rusia.
◾53 luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në qytetin e Novoazovsk dhe 211 të tjerë në Olenivka, thotë zëvendësministri i mbrojtjes.
◾Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se disa luftëtarë të tjerë mbeten të bllokuar në Azovstal dhe përpjekjet për t’i shpëtuar vijojnë.
◾Presidenti i Turqisë, Erdogan tha se vendi nuk do të miratojë kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i akuzuar ketë shtete për strehim të terroristëve.
◾Presidenti Putin thotë se nuk ka asnjë kërcënim për Rusinë nga bashkimi i shteteve nordike, por infrastruktura e re ushtarake në territorin e tyre do t’i detyronte të reagonin.
◾Burimet ushtarake perëndimore thonë se Putin tani është i përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e përditshëm të luftës, duke marrë vendime që zakonisht merren nga më shumë oficerë të rinj.
REDAKSIA TVKLAN.AL
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al