83% e infektimeve në SHBA, me variantin Delta

[embedded content]

17:18 25/07/2021

Rriten rastet e reja në Francë e Itali

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një valë të re të koronavirusit, kjo edhe për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit delta. Autoritetet shëndetësore raportuan për afro 37 mijë infektime të reja dhe 151 viktima, ndërsa po përballen dhe me një shtim të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale.

Sipas ekspertëve të qeverisë amerikane afro 83 për qind e rasteve të reja me Covid çdo ditë i përkasin pikërisht mutacionit delta që po dominon tashmë në shumë vende të botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen kryesore që ky variant i virusit është shumë më ngjitës. Për këtë arsye në disa qytete zyrtarët kanë nxjerr urdhra për përdorimin sërish të maskave në ambientet e brendshme publike.

Në Europë këtë 24 orësh ishte Franca ajo që ka pësuar një rritje të ndjeshme të shifrave të infektimeve, duke shkuar sërish në nivelin 25 mijë rasteve të reja.

Gjithashtu një situatë shqetësuese vijon të mbetet në Britani e cila raportoi për afro 31 mijë infektime. Shifra të larta të përhapjes së pandemisë u shënuan sërish në Itali. Autoritetet shëndetësore atje bën të ditur se kishin identifikuar mbi 5 mijë raste të reja.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *