
09:05 18/05/2022
◾Ukraina po bën thirrje për një shkëmbim të burgosurish për të liruar luftëtarët e evakuuar nga fabrika e çelikut në Mariupol. Por fati i tyre aktualisht mbetet i paqartë.
◾Qindra ushtarë janë evakuuar në zonat e kontrolluara ruse që prej të hënës. Nuk dihet sa është numri i atyre që vijojnë të qëndrojnë në qytetin port.
◾Beteja për qytetin duket se ka mbaruar pas rrethimit shkatërrues që zgjati për afro 3 muaj.
◾Rënia e Mariupolit i jep Rusisë një urë tokësore drejt Krimesë dhe kontrollin e Detit Azov, duke i prerë Ukrainës tregtinë detare.
◾Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar formalisht aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s.
◾Ndërkohë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për të përfunduar luftën janë pezulluar.
REDAKSIA TVKLAN.AL