9 korridore humanitare do të hapen sot në Ukrainë

9 korridore humanitare do te hapen sot ne ukraine
9 korridore humanitare do te hapen sot ne ukraine

09:10 12/04/2022

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka konfirmuar se do të hapen nëntë korridore humanitare për të evakuar civilët, ku përfshihet dhe qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Përmes një deklarate, Vereshchuk tha se pesë nga nëntë korridoret e evakuimit ishin nga rajoni Luhansk i Ukrainës në lindje të vendit, për të cilin zyrtarët ukrainas kanë thënë se është nën bombardime të rënda.

Ditën e djeshme, gjithsej 4,354 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare dhe më shumë se 550 civilë mundën të largoheshin nga Mariupoli.

Megjithatë, Vereshchuk tha se forcat ruse bllokuan një kolonë autobusi evakuimi ukrainas në Donetsk – një qytet në lindje të vendit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts