
11:28 23/03/2022
Nëntë korridore humanitare janë rënë dakord që të hapen për evakuimin e civilëve të bllokuar në Ukrainë. Një armëpushim i përkohshëm ka hyrë në fuqi mëngjesin e së mërkurës për të lejuar civilët të largohen nga rajoni Luhanskut i Ukrainës lindore njoftoi guvernatori i rajonit. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk në një postim në Facebook, thotë se një kalim i sigurt nga Mariupol nuk është rënë dakord me Rusinë.
Ajo thotë se shpreson që njerëzit që dëshirojnë të largohen nga qyteti mund të arrijnë në Berdyansk ku do të marrin edhe ndihmat e nevojshme. Ndërkaq 24 autobusë do të vendosen në gatishmëri për transportin e njerëzve.
Disa nga përpjekjet e mëparshme për të evakuuar njerëzit nga Mariupol kanë dështuar pasi forcat ruse vazhduan të bombardojnë qytetin port pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm.
Sulmet e vazhdueshme ajrore ruse e kanë kthyer Mariupolin në një toke të vdekur. Qindra mijëra besohet se janë të bllokuar brenda ndërtesave, pa ushqim, ujë, energji apo ngrohje. Forcat ruse dhe njësitë separatiste të mbështetura nga Rusia kishin marrë rreth gjysmën e qytetit port. Ndërkaq tre persona, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë në një sulm në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhne.
Zelenskyy akuzoi forcat ruse bllokuan një autokolonë humanitare që përpiqej të çonte ndihmat e nevojshme në Mariupol. Vazhdimi i bombardimeve ndaj Ukrainës vjen ndërsa vendet perëndimore përgatiten të rrisin presionin ndaj Kremlinit, me SHBA-në që pritet të shpallë sërish disa sanksione të reja.
Klan News