“9 për ndryshim”/ Lulzim Basha udhëton të shtunën nga Saranda në Tropojë me 9 ndalesa



Të shtunën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri.

172465336_4106688446048972_2259073120257042687_n

Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një mënyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Burime nga selia e demokratëve bëjnë të ditur se turi i nesërm i kryetarit Basha, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit, Mirditë dhe finalizohet në Tropojë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *