9 të vrarë pas një sulmi ajror rus që goditi 2 shkolla dhe shtëpi në Chernihiv

9 te vrare pas nje sulmi ajror rus qe goditi 2 shkolla dhe shtepi ne chernihiv
9 te vrare pas nje sulmi ajror rus qe goditi 2 shkolla dhe shtepi ne chernihiv

15:22 03/03/2022

Guverantori i rajonit Chernihiv të Ukrainës ka konfirmuar se kanë mbetur 9 të vdekur pas një sulmi rus në dy shkolla dhe një shtëpi.

Në një postim në “Telegram”, guvernatori i rajonit njoftoi më herët për sulmin rus me raketa në një zonë banimi.

“Gjysmë ore më parë, trupat ruse nisën një sulm me raketa në një zonë banimi të lartë në qendër të qytetit. Shumë pallate janë dëmtuar, janë thyer xhamat, janë dëmtuar mure, çati, ballkone. Nuk ka asnjë objekt ushtarak aty pranë. Aty pranë janë spitalet, disa shkolla dhe kopshte, dhjetëra ndërtesa të larta. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend”, shkroi më herët guverantori i rajonit Chernihiv./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts