90 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Miami

13:06 12/07/2021

Shkon në 90 numri i personave të vdekur pas shembjes së ndërtesës 12 katëshe në Surfside të Floridas, në Miami. 71 nga viktimat janë identifikuar edhe nga të afërmit e tyre ndërsa 19 të tjerë ende nuk është bërë i mundur identifikimi. Mes viktimave 3 prej tyre janë fëmijë.

Grupeve të kërkim-shpëtimit u janë bashkuar edhe forca izraelite për të ndihmuar në gërmimet, megjithëse autoritetet kanë deklaruar se shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja janë zero. Ekipet kanë pohuar se gërmimi po bëhet me shumë kujdes.

Kryebashkiakja Daniella Levine Cava falenderoi gjithashtu ekipet ndërkombëtare që ndihmuan. Ajo i paraqiti komandantit të ekipit çelësat e qarkut në shenjë mirënjohjeje për punën.

Policia po punon me ekipet për të mbledhur me përpikëri të gjitha sendet personale për t’ia kthyer familjeve. Pallati ishte ndërtuar në 1981 dhe kishte më shumë se 100 apartamente. Disa prej qytetarëve të zonës kanë pretendimin se ndërtesa u shemb për shkak se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *