
11:52 14/05/2022
90 vjet më parë, Federata Shqiptare e Futbollit u pranua si anëtare e FIFA-s. Në këtë datë historike, Presidenti i FIFA, Gianni Infantino në një video mesazh ka vlerësuar bashkëpunimin dhe arritjes e Shqipërisë në futboll.
“Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA. Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të dalluar bashkëpunimi, zhvillimit të futbollit, progresit dhe suksesi në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve. Sa i takon futbollit të meshkujve nuk mund të harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i sollën aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit”.
Pra urime edhe një herë tjetër për gjithçka që ju po bëni për futbollin dhe për arritjen e këtij 90-vjetori historik si anëtar i FIFA. Ne kemi besim tek Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe të Tiranës dhe uroj të shihemi bashkë së shpejti”, tha ai./tvklan.al