A do bashkëpunoni me Ilir Metën? Përgjigjet kryedemokrati Lulzim Basha: Nëse ndan të njëjtën axhendë politike si ne atëherë…









Krahas debateve me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreu i PD-së, Lulzim Basha është përfshirë në një shkëmbim akuzash edhe me Presidentin Ilir Meta gjatë ditëve të fundit. I pyetur gjatë emisionit “Open” nëse do të ketë bashkëpunim në të ardhmen me Ilir Metën, kryedemokrati Basha nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.

metabasha

Ai thotë se nuk e kanë përjashtuar nga një bashkim asnjë forcë politike që ndan qëllimin për ndryshimin e vendit, duke përfshirë këtu edhe LSI-në.

Basha: S’e kemi përjashtuar LSI-në.

Gazetarja: E keni quajtur si pjesë e Trekëndëshit të Bermudës

Basha: Nuk është përjashtuar asnjë forcë politike, madje as socialistët e ndershëm. Kanë thirrje, janë përgjigjur thirrjes…

Gazetarja: A do bashkëpunoni me Ilir Metën?

Basha: Ilir Meta është Presidenti i Republikës, nuk merremi nëse. Nëse ndan axhendën tonë politike që është ndryshimi pozitiv për këtë vend, që nuk mund të fillojë pa e ndarë politikën nga krimi, pa vetingun ë politikanëve nuk mund të fillojë pa një reformë të vërtetë territoriale dhe zgjedhore. Pa luftuar korrupsionin, padiskutim që çdokush që e ndan këtë axhendë jo me fjalë, por me vepra, dhe një nga testet e veprave është vetingu në politikë. Është referendumi lokal apo qëndror, reforma kushtetuese.

Gazetarja: Edhe nëse është një nga brinjët e së keqes, po reflekton, mund të bashkëpunoni me Ilir Metën.

Basha: Më fal, mesazhi është i qartë. NJerëzit të cilët e kanë përmbyllur ciklin e tyre politik në sytë e shqiptarëve, njerëz që I kanë patur mundësitë dhe pozicionet dhe që sot mundohen të mbajnë peng vendin, që nga Edi Rama, janë përballë nesh, jo në krahun tonë. Do jenë përballë nesh dhe do i mundim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *