A do dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale? Berisha: Do ulemi me aleatët, por PD nuk largohet kurrë nga primaret









Ish kryeministri Sali Berisha eshte pyetur nese PD do te dale me kandidate te perbashket me aleatet dhe Partine e Lirise ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha tha se PD do ulet me aleatët, por se nuk largohet kurrë nga primaret.

“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *