“A do e çajë SPAK-u këtë aleancë të fshehtë?”/ Artur Zheji: Bota kriminale operon e pa trazuar se ka një marrëveshje trekëndësh me drejtësinë e politikën








Analisti Artur Zheji teksa foli për situatën e kriminalitetit në Shqipëri, përmendi një marrëveshje trekëndësh që sipas tij ende nuk po arrin të thyhet nga organet që merren me drejtësinë.

Artur-ZHEJI

“Në këtë marrëveshje trekëndësh, bota kriminale, sistemi i korruptuar i drejtësisë dhe politika, funksioni është që në fushatë bota kriminale i shërben politikës për të mbledhur vota dhe politika e bota kriminale bëjnë aleancë për të korruptuar apo shantazhuar sistemin gjyqësor”, tha Zheji.

Duke iu referuar vrasjes makabre të 8 vjeçarit, Zheji tha se vetëm kur ndodhin krime të tilla të rënda, “kujtohemi dhe mallëngjehemi”.

“Përditshmërisht bota kriminale operon në mënyrë të patrazuar se ka një marrëveshje trekëndësh me drejtësinë e politikën”, tha Zheji.

Në fjalën e tij analisti u shpreh skeptik nëse do arrijë “ta bëjë SPAK këtë çarje të kësaj aleance të fshehtë”.

Deklarata e Artur Zheji në emisionin “Pikat mbi i”:

Nuk është vetëm forca e botës kriminale për të blerë drejtësinë apo lirinë e padrejtë por në këtë marrëveshje trekëndësh bota kriminale, sistemi i korruptuar i drejtësisë dhe politika, funksioni është që në fushatë bota kriminale i shërben politikës për të mbledhur vota dhe politika e bota kriminale bëjnë aleancë për të korruptuar apo shantazhuar sistemin gjyqësor.

Flasim për grabitje vjedhje, kontrabandë, trafik droge. Të gjitha këto s’ka cështje skandaloze ne Shqipëri që te kenë ndarë opinionin publik në dy pjesë.

Në gjithë botën dhe kur ka pasur korrupsion ka goditur një herë drejtësia shumë fort e ka ndarë opinionin në dy pjesë, për cështje të mëdha është vrarë një gjykatës apo prokuror, antimafia është tronditur kombi dhe si të thuash balanca e drejtësisë që ka ardhur drejt fitores.

Këtu të gjithë e dinë që ka shumë krim e dinë që ca nuk ndodh e kur ndodhin vrasje kafshërore si kjo kujtohemi e mallëngjehemi.

Përditshmërisht bota kriminale operon në mënyrë të patrazuar se ka një marrëveshje trekëndësh me drejtësinë e politikën.

Kur do vijë ora e provës një herë në 2 vjet për zgjedhje kjo botë kriminale ofron punësim që të mbledhë vota e të bërë shantazhe të trembë apo shantazhojë kandidatë të rrezikshëm në zona të caktuara apo më keq akoma ti nxjerrë ata në parlament.

Kemi pasur njerëz që kanë qenë në botën e krimit në Kuvend apo familjarë të tyre në Kuvend, kjo gjë e ka bërë këtë trekëndësh të pathyeshëm.

A do e bëjë SPAK këtë carje të kësaj aleance të fshehtë?

Unë se kam atë besim ka pasur mjaft kohë e para SPAK. Kam frikë se me cfarë po shoh populli thotë “dita e mirë duket që në mëngjes”.

Kam përshtypjen që ka një virus që ka depërtuar dhe aty njerëz janë dhe ata, shoh një ngadalësim, jam dakort që përgjimi nuk është provë, por provat e pasurive të peshqve të mëdhenj që janë pasuri të pajustifikueshme për të ardhurat e tyre të demonstrueshme janë aty. Ata që kanë një vullnet të mirë do ndjekin këshillën e Falcones ndiq paratë dhe kap krimin.

Njëcik gërvishtje do të suvasë dhe dalin, por këtu është vullneti dhe risku është shumë i lartë që merr investiguesi”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.