A do e dorëzosh mandatin dhe të dalësh nga politika? Berisha jep përgjigjen epike dhe mbyll konferencën me brohoritje






Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten dha sqarimet e tij para gazetarëve, ndërsa i pyetur se pasi të përfundojë procesi i nisur prej tij në një gjykatë franceze, a do të dorëzoje mandatin dhe të jetë tërësisht jashtë politike, Berisha u përgjigj: “Unë thashë se do ta dyfishosh…”

Ish-kryeministri e mbylli me këtë përgjigje konferencën e tij, ndërsa shkaktoi të qeshura.

Gjithashtu, të pranishëm në “Hotel Rogner” ishin edhe simpatizantë të tij, të cilët e shoqëruan në dalje me brohoritje.

Kujtojmë se në daljen e tij për mediat, Berisha njoftoi se do t’i përgjigjet me një padi për shpifje sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili një ditë më parë dha i pari vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit shqiptar në SHBA.

Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte për shpifje publike”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se me dyshimet për korrupsion, mbi të cilat është marrë vendimi për shpalljen non grata, i është cenuar dinjiteti.

Ish-kryeministri u tregua i kujdesshëm për të bërë një ndarje mes SHBA-ve dhe zotit Blinken, i cili sipas tij e ka fyer duke ngritur ndaj tij një akuzë pa pasur prova.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *