A do japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet në 25 prill? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kryedemokratit pyetja e ka përgjigjen brenda, ndërsa rreshtoi ato që ai i konsideron dështime të kreut të qeverisë Edi Rama. 

“Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se vendi po shkon në drejtimin e duhur? A mendojnë shqiptarët se punët po na shkojnë mirë? A mendojnë shqiptarët se Edi Rama ka shkëlqyer dhe i ka bërë detyrat e veta? A kemi 300 mijë vende punë shtesë? Shëndetësi falas? Legalizime falas? Brenda kësaj është përgjigjja”, tha kryedemokrati.

Çfarë s’ka bërë për 8 vite nuk ka për ta bërë më, këtë e di edhe një fëmijë 6-vjeçar, e jo më shqiptarët që janë të mençur. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”, u shpreh Lulzim Basha.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *