A do jetë vetë kandidat për kryeministër në 2025 apo do ketë një proces? Berisha: E zgjidh çdo gjë vota, garë e dytë me…

a do jete vete kandidat per kryeminister ne 2025 apo do kete nje proces berisha e zgjidh cdo gje vota gare e dyte me
a do jete vete kandidat per kryeminister ne 2025 apo do kete nje proces berisha e zgjidh cdo gje vota gare e dyte me

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se për zgjedhjet e 2025, në rast të fitores së PD-së do të ketë një garë të dytë brenda kësaj force për emrin e kryeministrit.

Berisha tha se e zgjidh vota çdo gjë dhe se pas zgjedhjeve do të ketë një garë brenda ekipit.

Përmendët në fjalën tuaj, suksesin, barazimin e Kombëtares dhe komplimentuat edhe trajnerin Sylvinhon për zgjedhjet e tij. Në vitin 2025, ju z. Berisha do të vendosni vetë që të jeni kandidat për kryeministër, do të ketë një proces, do të jetë një person që të zgjidhet si kandidat, ju të qëndroni në vijën e dytë?

Me Sylvinhon një gjë e përbashkët, suksesi. I uroj dhe më shumë suksese! Kjo tjetra është e përcaktuar, e zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar partie në Evropë dhe botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, do të thotë një garë e dytë me kandidatë të tjerë për kryeministër, me anëtarë të tjerë nga ekipi. Më mirë pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve po të bëhet, të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të ketë njerëz që mund të thonë doktori e solli deri këtu, tani preferojmë ndryshimin dhe ua jap të drejtën të votojnë si të duan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts