A do marrë fund neutraliteti i Finlandës?

21:42 27/04/2022

Finlanda është një vend fqinj me Rusinë dhe ka ndjekur prej kohësh një politikë të neutralitetit ushtarak. Nuk është anëtare e NATO-s, por tani ajo po rivlerëson pozicionin e saj. Pra, a do të aplikojë Finlanda për anëtarësim në NATO?

Ky është një debat i vazhdueshëm, thotë ministrja finlandeze për Europën, Tytti Tuppurainen. Ajo thotë për BBC-në se pushtimi rus i Ukrainës “ndryshoi gjithçka”.

“Finlanda ka qenë një partner i ngushtë me NATO-n për një kohë të gjatë dhe e ka pasur opsionin për t’u bashkuar me aleancën nëse dëshiron dhe për momentin ne po e diskutojmë”, thotë Tuppurainen.

E pyetur nëse bashkimi me NATO-n mund të rrisë tensionet me Rusinë, Tuppurainen thotë se ky është mesazhi që ata kanë dëgjuar shpesh nga Moska, por “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos kufizojmë hapësirën tonë të manovrave… ne do të marrim vendimet tona”.

Kur u pyet nëse po mblidhen trupa në kufirin e gjatë ruso-finlandez, Tuppurainen tha se për momentin nuk sheh një kërcënim imediat./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.