A do shkëputet nga PD nëse nuk fiton në 13 qershor? Ja ‘plani’ i Fatbardh Kadillit: Jam më i miri. S’ka nevojë për lider opozite që bën trashje zëri dhe politikë me ‘Rama ik’






fatbardh-kadillli-768x419

Kandidati në garën për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është shprehur optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e 13 qershorit, duke e cilësuar veten edhe si më të mirin në raport me kandidatët e tjerë.

“Nuk kam asnjë rival, asnjë nuk propozojnë gjë të re, janë propozime të shtertuara, i ri është ky manifest politk për një PD të hapur, të pastër të bashkuar e fituese. Përveç meje dhe zotit Basha, të tjerët mund të luajnë për numrin 2. Por as unë as Basha nuk garojmë për vendin e dytë”.

“Ky është mainifestimi im politik, i një projekti fitues që me vendosmëri e shpalla ditën që përjetova rënien, atë ditë kur kuptova dhe pashë përfundimisht që ishim të humbur përballë modelit uzurpues, atë ditë siç më ka mësuar jeta i e fillova ringritjen, jam krenar që në 3 javë arrita një fitore të parë që më në fund në PD nuk të pyet kush se pse sfidon kryetarin, ndonjë edhe thotë pse e tradhton kryetarin, por sot ka filluar gara nën operacionet virtuale se kush është më i miri.

Padyshim më i miri jam unë sepse e kam nisur me vision të qartë, duke i ndejtur rigorozisht parimeve dhe bindjeve të mia, të cilat më kanë përcaktuar qëe në lindje në spektrin e të djathtës në vlerat konservatorizmit, modern që sot është një lëvizje popullore, kjo është PD që dua të ndërtoj. Hapi i parë ëhstë çelja e një gare edhe kjo është fakt”, vijoi Kadilli.

I pyetur nga gazetari i Panorama, Mariglen Kule, nëse pas 13 qershorit s’do zgjidhet nga demokratët kryetar i partisë, cili do jetë aktivizimi i tij politik, a do të shkëputet nga partia apo do të vijojë anëtar i kryesisë dhe betejën kundër Bashës, Kadilli u shpreh:

“Unë do fitoj në 13, por dhe nëse ndodh ajo që thoni ju, unë do vijoj këtë projekt se ky është projekt ditues deri ditën që PD të ketë këtë manifest e këtë projekt unë s’do rresht. Do jem aty si udhëheqësi i një projekti fitues që ‘sështë vetëm për PD por për të larguar këtë politikë që bëhen bashkë politikë biznes botë e nëndheshme e botë e krimit”.

Kadilli tha se nuk mund të vijohet më me politikën e opozitës që thotë ‘Rama ik’.

“S’ka nevojë për lider opozite që bën trashje zëri apo bën prova zëri, por kauza të vërteta që janë progamore jo aksidentale, del një ngjarje e bëj luftë, del një ngjarje tjetër e bëj luftë. Krytari i opozitës tenton ta fitojë vetëm garën me kundërshtarin. Rama mundet, ska politikë me ‘Rama ik’, nuk ikën Rama, vetëm nëse marroset o lodhet, Rama mundet, PD ime, PD juaj demokratë do e mundë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *