A do ta merrni me forcë selinë e PD? Berisha flet për pakicë terroriste dhe sundim: Mbyllja e dyerve është akti i shëmtuar









Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do ta marrë me forcë selinë e PD, u shpreh se mbyllja e dyerve është një akti i shëmtuar.

Ai i bëri thirrje Lulzim Bashës që të pranojë rezultatin e referendumit, duke thënë se ai është pakicë dhe duhet të pranojë sundimin duke mos injoruar shumicën.

Sipas tij, Basha është peng i pashpresë dhe se nuk e kontrollon dot veten.

“Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë ajo ose është pakicë totalitare, ose pakicë terroriste ose është pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt, kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo injorojë shumicën, por duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave që janë universale.

Mbyllja e dyerve të selisë së PD nga Lul Brava është një akt i shëmtuar. Sic është i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në shtëpinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e demokratëve.

Në këtë kontekst nuk është Sali Berisha që ka bërë lojë me brava, lojën e bravave e ka nisur dhe bitisur Lulzim Basha. Besoj se u shpreha qarta.

Zoti Brava është peng i pashpresë, pengu nuk kontrollon veten. Ai është i detyruar të deklarojë nga mëngjesi deri në darkë vetëm gënjeshtra”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *