A do të arrestohet ish-kryeministri? Paskal Milo: Mund të ndodhë, në 1998 kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Sali Berishën, por sot…









Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, si dhe shpalljen “non grata” nga SHBA të liderit historik të PD-së.

berisha milo

I pyetur nëse mund të shkohet deri tek arrestimi i Sali Berishës, pas të dhënave që mund të dorëzojnë për drejtësinë shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Paskal Milo thotë se edhe mund të ndodhë.

Milo ishte i ftuar në emisionin “Log.” në Abc, ku mes të tjerash, në përgjigjen e tij, ka bërë një paralelizëm duke thënë se në fillimet e Berishës, kishte me vete ndërkombëtarët, ndërsa sot ndodh krejt e kundërta.

“Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti.

Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta. Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës.

Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *