A do të bashkëpunoni në të ardhmen me Edi Ramën? Ja si përgjigjet Presidenti Meta








Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në mënyrë kategorike se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim politik me kryeministrin Rama, përveç atij institucional.

meta8Përmes një interviste të dhënë në “Opinion”, Meta, u shpres se kushti i panegociueshëm për dikë që të bashkëpunoijë politikisht me të është që të mos preket Kushtetuta e Shqipërisë.

“Nga pikëpamja institucionale janë të shkëlqyera me të gjithë. Vijmë te zoti Rama. Unë për çështjen për dekretin për zgjedhjet ja kam thënë që më përpara zotërisë, se ka ardhur te unë atje te Vila 4, le ta mohojë ai, më tha- “nuk do ai se do dhe zgjidhje të përgjithshme”. “Ore zgjedhje të përgjithshme t’i harrojjë, do të bësh bëji, po zgjedhjet në asnjë mënyrë se ne do na dështojë çështja e negociatave”- i thashë.

S’kam ndonjë problem unë, ç’a problem kam me atë. Asnjëherë alencë politike. Me asnjë politikan që vendos në diskutim sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë në mënyrë të vetëdijshme nuk ka për të patur kurrë bashkëpunim nga Ilir Meta. Ilir Meta në 50 vitet e ardhshme e ka raportin me popullin shqiptar. Ka një kusht për këdo që do të bashkëpunojë me Ilir Metën, nuk preket më Kushtetuta e vendit”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.