A do të bashkohet opozita?/ Sefa: PD nuk bashkëpunon me ‘non-grata’. Mediu: Kështu nuk fitojmë dot, duhet të gjejmë mënyrën

a do te bashkohet opozita sefa pd nuk bashkepunon me non grata mediu keshtu nuk fitojme dot duhet te gjejme menyren
a do te bashkohet opozita sefa pd nuk bashkepunon me non grata mediu keshtu nuk fitojme dot duhet te gjejme menyren

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur rreth propozimit për krijimin e një federate opozitare.

Sefa u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të bashkëpunojë me një person non grata, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut aktual të grupimit të Foltores.

Megjithatë ai u shpreh se PD është e hapur për bashkëpunimin me faktorët e tjerë opozitarë.

“Qëndrimi i PD është i njëjtë. Qëndrimi lidhet me një politikë të qartë të saj, një standard, përcaktimi non grata nga aleatët strategjikë nuk mundet të të bëjë ty bashkëpunëtor me një person non grata. Kemi dy qëndrime të qarta të SHBA-së. Ne nuk bashkëpunojmë as me Edi Ramën. Bashkëpunojmë me gjithë deputetët e faktorëve opozitarë ndaj qeverisjes që po grabit qytetarët shqiptarë”, tha Sefa.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se në situatën aktuale opozita nuk mund të fitojë dot zgjedhjet.

Ai shtoi se debati nuk do të ekzistonte nëse opozita do ishte fitimtare, ndaj edhe lind nevoja për gjetjen e një mënyrë për bashkimin e faktorëve opozitarë.

“Të të bëj një pyetje të thjeshtë? Nëse PD që thoni ju me Bashën fiton zgjedhjet, ky muhabet është i kotë sepse fitojmë, nuk ka nevojë për gjë. Por kështu siç jemi që nuk fitojmë dot zgjedhjet, duhet të gjejmë mënyrën për bashkimin e vlerave për të fituar zgjedhjet. Ne nuk mund të na durojnë shqiptarët që të themi pse nuk bën ky dhe pse nuk bën ai. Ne biem dakord që ai që është në krye të vendit nuk është i duhuri. Pjesa më e madhe e shoqërisë është duke u larguar”, u shpreh Mediu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts