A do të flasë për Saimir Tahirin? Pasi u uron fundjavë të mbarë ndjekësve në facebook, Rama njofton konferencë për shtyp








Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një konferencë për mediat. edi rama i pergjigjet financimit te foltores

Nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 11:30 dhe Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Nuk dihet ende nëse kryeministri do të flasë apo jo për dënimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, apo do të fokusohet vetëm te çështjet e politikës së jashtme.

Kujtojmë se shefi i ekzekutivit nuk ka bërë ende asnjë reagim për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm të qeverisë së tij.

Në një postim në facebook të pak minutave më parë, kryeministri u uron ndjekësve të tij fundjavë të mbarë e shoqëruar kjo me disa foto nga Voskopoja në dëborë.

“MIRËMËNGJES dhe me Voskopojën që duket si përrallë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

voskopoja

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.