A do të garojë tenisti serb në “Australian Open” apo do të dëbohet? Gjykata Federale jep sot vendimin

Gjykata Federale do të vendosë mëngjesin e sotëm nëse do të përjashtojë ose të mbajë në Australi tenistin serb, Novak Djokoviç.

Ditën e djeshme kjo gjykatë dëgjoi për pak më shumë se katër orë argumentet e dy palëve. Pas anulimit të vizës të premten, për herë të dytë nga ministri i Emigracionit të Australisë, tenisti Novak Djokovic rrezikon të dëbohet nga vendi dhe për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në “Australian Open” që fillon të hënën me orën europiane.

Sipas shortit të këtij kompeticioni, raundi i parë mes Novak Djokovicit dhe bashkatdhetarit të tij Miomir Keçmanovic është caktuar rreth orës 16:00 me orën e Melburnit. Por gjithçka do të varet nga vendimi që do të japë sot Gjykata Federale Australiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *