A do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar? Ja si përgjigjet kryeministri Rama






Kryeministri Edi Rama mohoi lajmet e qarkulluara në disa media se së shpejti pritet të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama theksoi se nuk ka arsye që të ketë ndryshime në radhët e ministrave.

Ai shtoi gjithashtu se mbledhja në selinë rozë kishte si qëllim organizimin e Kongresit të Partisë Socialiste që pritet të mbahet së shpejti.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye që të ketë. Ne sot kemi një mbledhje që ka pasur në qendrën e Partisë Kongresin e Socialiste, i cili do të qëndrojë së shpejti. Axhendën e Kongresit, temat e Kongresit dhe statutin e ri të Partisë Socialiste”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.