A do të krijojë një parti të re? Berisha flet pas largimit nga grupi parlamentar i PD-së: Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen 5 herë se sa mori këtë vendim





Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tij, ky është një vendim që nuk mbështetet në asnjë ligj apo statut të partisë por një vendim personal i kryedemokratit Basha.

Në një intervistë për “Syri Tv”, i pyetur nëse do të krijojë një parti të re, Berisha u shpreh se do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të vendosur sovranitetin brenda PD-së.

Ish-kryeministri thotë se Lulzim Basha duhet të jepte 5 herë dorëheqjen nga PD përpara se të merrte vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

“Nuk është PD e George Sorosit, është Shqipëria në një shkallë të caktuar perandoria e George Sorosit. Tani unë besoj se këto që thashë, Sali Berisha do bëjë çdo gjë me çdo demokrat për të vendosur sovranitetin që sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen përpara se ta shkelmonte në këtë mënyrë” – tha Berisha.

I pyetur nëse beson në një bashkëpunim Rama-Basha, Berisha u shpreh “Ne kemi përpara ujkun, jo gjurmën” duke mos dhënë një sqarim të qartë mbi qëndrimin e tij.

“Berisha qëndroi në një anë. Për të gjitha veprimet, ta keni të qartë, unë ia kam thënë disaprovimin tim. Nuk ka rëndësi, ne kemi përpara ujkun, jo gjurmën” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *