A do të marrin pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion? Ilir Meta: Gjëja më e turpshme dhe skandaloze! Askush nuk e ka penguar Ramën ta…

a do te marrin pjese ne komisionin anti korrupsion ilir meta gjeja me e turpshme dhe skandaloze askush nuk e ka penguar ramen ta
a do te marrin pjese ne komisionin anti korrupsion ilir meta gjeja me e turpshme dhe skandaloze askush nuk e ka penguar ramen ta































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, është pyetur nëse forca e tij politike do të marrë pjesë në Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, ngritja e të cilit u miratua një ditë më parë (30 maj) në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

[embedded content]

Meta është shprehur se është gjëja me e turpshme të marrin pjesë në një komision për të legjitimuar atë që e quan ‘Ramaformë’.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Rama ka të gjitha instrumentet për të luftuar korrupsionin dhe se askush nuk e ka penguar ta bëjë një gjë të tillë.

“Të marrësh pjesë në një komision për të legjitimuar ramaformën, e cila shkatërroi reformën duke uzurpuar të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, në mënyrën më antikushtetuese, që nga zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me 69 vota, nga 84 që ka Kushtetuta dhe kapja e gjithë sistemit të hetimit prej fyti.

Që nga betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Lana dhe gjithë këto tjerat.

Që nga afirmimi i gjykatësve me tre katër emra që përdoren për të mbajtur të izoluar politikisht, liderin e PD-së, profesor Sali Berishën.

Të kalosh nga komisioni i Reformës që ishte 5 me 5 për të garantuar barazi, te komisioni i ramaformës, me kontroll absolut të mazhorancës, është gjëja më e turpshme dhe skandaloze. Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin. Askush nuk ka patur më shumë instrumente se ai, madje më shumë se Ramiz Alia.

Ky i ka patur të gjithë, ka patur dhe 120 deputetë atje, se nuk u bënë dot 140 sepse nuk kishte vende në lista. U zbrazën të gjitha listat e shqepura sepse opozita kishte braktisur mandatet. Dhe ju e dini çfarë bëri. Vetëm ligje me porosi, për klientët e tij dhe për të vjedhur çnjerëzisht”, tha Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts