A do të përshkallëzojë lufta në rajon? Ish-ambasadori Nesho: Izraeli duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane dhe të drejtës për të sulmuar

a do te pershkallezoje lufta ne rajon ish ambasadori nesho izraeli duhet te zgjedhe mes mbeshtetjes amerikane dhe te drejtes per te sulmuar
a do te pershkallezoje lufta ne rajon ish ambasadori nesho izraeli duhet te zgjedhe mes mbeshtetjes amerikane dhe te drejtes per te sulmuar

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Agim Nesho, i ftuar në “Open”, u shpreh se SHBA nuk ka interes që lufta në Lindjen e Mesme të përshkallëzohet.

Sipas tij një konflikt në rajon do të sillte rritjen e çmimit të naftës, por edhe do të ndikonte inflacionin dhe rrjedhimisht mund të sillte humbjen e administratës aktuale në zgjedhjet e këtij viti.

Sa i përket mundësisë së përshkallëzimit aktual, ai u shpreh se Izraeli do duhet të zgjedhë mes mbështetjes amerikane, e cila nuk kërkon luftë, apo të drejtës legjitime për t’iu përgjigjur sulmit Iranian.

“E para është rritja e çmimit të naftës që prek direkt popullin amerikan. Blinken u ka thënë të mos uften në këtë luftë, sepse prek vetë ata. Preket inflacioni dhe kjo shkakton humbjen e zgjedhjeve në SHBA. Izraeli duhet të zgjedhë nëse vazhdon këtë sulm mes mbështetjes amerikane apo të drejtës së saj legjitime për të sulmuar”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts