A do të votojë PS për heqjen e mandatit të Xhaçkës?/ “Kuvendi ka qenë në flakë”, Çuçi: E vendos Këshilli i Mandateve

a do te votoje ps per heqjen e mandatit te xhackes kuvendi ka qene ne flake cuci e vendos keshilli i mandateve
a do te votoje ps per heqjen e mandatit te xhackes kuvendi ka qene ne flake cuci e vendos keshilli i mandateve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve. Pra do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Vendimet i marrim të gjithë bashkë. Ajo është një çështje që duhet ta marrë Këshilli i Mandateve. Ju këshilloj që ta lexoni mirë atë vendim. S’kemi një vendimmarrje, se nuk jam unë Këshilli i Mandateve. Nuk e mbledh unë Këshillin.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts