A do tërhiqet nga ankimimi? Enkelejd Alibeaj: Kur të flasë gjykata me vendim të formës së prerë unë dhe të tjerët do të heshtim









Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga ankimimi për vendimin e gjykatës së mandaton Komisionin e Rithemelimit për të drejtuar partinë.

Ai tha se në momentin kur gjykata të flasë me vendim të formës së prerë, ai dhe të tjerët që kanë dalë kundër, do të heshtin.

“Procese të nxituara kjo parti ka bërë diku. Duhen procese që të japin sinjale të forta të bashkimit te njerëzit tanë që këto 7 muaj i kanë kthyer kurrizin njëri tjetrit. Po pranojmë të operohet në këtë mënyrë. Ështrë propozim i mirë. I ndarë nga shumica.  Kjo ishte pak a shumë ajo që u fol.  

Dua të tregoj që edhe sikur një hapësira e vogël të jetë duhet ta eksplorojnë. Çështja e votës çon në një pikë pa rikthim. Pati edhe modalitete për një kongres bashkimi. Dy pika janë ato që u rrahën. Çfarë është bërë deri tani është e padobishme për PD dhe për projeksionin e zgjedhjeve. Një process i përbashkët i cerifikuar zgjedhjes që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart.

Propozimi i shumicës së deputetevë ishte që ajo që quhet baza e demokratëve duhet të jetë e garantuar. Duhet të jetë e para. Pati edhe propozime të tjera për nivelet lart. Kam qenë këtu para dy javësh, Ditën kur u dha vendimi. Ju i keni parë konsideratats e mia që ishte një vendim i paligjshëm, në konflikt interesi të vetëdeklaruar nga vetë gjyqtari. Deklarova që do bëj ankimimin. Është një e drejtë kushtetuese. Besoj që ankimi është një mjet që e çon çështjen në gjykatë.

Një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk mund t’u japë shërbim njerëzve dhe të thotë të mos respektojmë gjykata. Kur të flaës gjykata me vendim të formës së prerë unë dhe të tjerët do të heshtim. Deri në atë moment kemi të gjithë hapësirat. Vajtja në gjykatë nuk përjashton eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Nëse gjej bashkimin unë këtu nuk kam më nevojë për gjykatë”, tha Alibeaj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *