A do vazhdojë të jetë Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi në mandatin e tretë? Ja si përgjigjet Taulant Balla. Çfarë thotë për emrin e ri të Presidentit






Duket se Gramoz Ruçi do të vazhdojë të jetë kryetar i Kuvendit edhe në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Sipas Taulant Ballës, kreu aktual i Kuvendit e ka bërë punën më mirë se kushdo kryeparlamentar në këto 30 vite.

balla-ruci

Balla u shpreh se Ruçi duhet të vazhdojë të kryejë detyrën e kryetarit të Kuvendit.

“Dua ta them me plot gojën në këto 30 vite Shqipëria nuk ka patur një kryetar kuvendi me këtë standard të zotit Ruçi. Unë jam dëshmitar i shumë refuzimeve të kërkesave tona,  kur këto kërkesa kanë rënë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Edhe ju jeni dëshmitar që nuk ka ndodhur ndonjëherë kur ishte kryetar Kuvendit Pjetër Arbnori, as kur ishte Ilir Meta, Jozefina Topalli apo Gjinushi që kryeministrin i ndërpritet fjala apo kryeministrit nuk i jepet fjala në rast se nuk i takon me rregullore.  Unë mendoj, që ruci e ka ngritur nivelin e Parlamentit në një nivel të lartë. Unë mendoj që ne e kemi kryetarin e Kuvendit dhe natyrshëm duhet të vazhdojë të jetë në krye të kuvendit”, thotë Taulant Balla në Real Story.

Sa i takon emrit të Presidentit të ri, Balla u shpreh se PS nuk ka pasur asnjëherë mundësinë që të propozojë një emër, por deklaroi se në këtë rast mbështet idenë e kryeministrit që të konsultoheshin me Partinë Demokratike.

“E vetmja parti që e ka patur më pak presidentin ka qenë PS. Ne kemi fituar një mandat të ri, unë nuk e fsheh, që PS synon të fitojë edhe mandatin e 4. Nuk ka sot në Shqipëri një ofertë më të mirë se ajo që vjen nga PS. Por në kushtet që jemi, unë mendoj që mbështes atë që kryetar i PS ka thënë, si një ofertë për PD që çështjen e zgjedhjes së presidentit ta kemi pjesë të një tryeze. PS ka emra brenda saj që mund të bëjnë në mënyrë të shkëlqyer presidentin në çdo moment. PS prej shumë vitesh nuk i është dhënë mundësia që të propozojë një kandidat për president. Por ne i  kemi mundësitë që çështjen e zgjedhjes së presidentit ta shohim në mënyrë më përfaqësuese”, deklaroi Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *