Roko Vata, djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vatës, po shkëlqen me përfaqësueset e moshave të Irlandës dhe për shumëkënd, ka lindur pyetja nëse FSHF i ka bërë një ftesë apo jo mesfushorit të talentuar i cili edhe dje shënoi në eliminatoret e Europianit ndaj Bullgarisë.
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku, i cili në “SuperSport” ka argumentuar se ishte vetë djaloshi që kishte bërë zgjedhjen.
“Rudi Vata ka dalë e ka deklaruar se ‘djali im ndjehet irlandez’. Kështu që…”, ishin fjalët e Bulkut, duke mos konfirmuar gjithsesi nëse i është bërë apo jo një ftesë direkte Roko Vatës. Ky i fundit, që në vitin e kaluar mund të kishte qenë nën drejtimin e Bulkut me përfaqësuesen U17, por luajti me atë të Irlandës, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, duke e ndihmuar që të kualifikohej në fazën e dytë të Europianit.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al