“A do zhvillohet Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit në stadiumin Air Albania”/ Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha









Kur na ndajnë dhe pak ditë nga zhvillimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor, ende nuk është vendosur vendi se ku do të organizohet.

Gjatë foltores në Bilisht, Berisha u shpreh se është një angazhim i madh për të gjetur vendin, teksa një prej pjesëmarrësve në sallë tha “në stadium”.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se i vetmi vend që mund të mbledhë mbështetësit e “foltores” është vetëm stadiumi “Air Albania”, por shtoi se nuk i dihet motit, duke e lënë të hapur si mundësi për zhvillimin e saj.

Pjesë nga diskutimi gjatë “Foltores”

Berisha: Partia Socialiste nga viti 2009 deri më sot, nuk voton më. Presidenti i SHBA-së po fitoi mandatin e dytë, shkon në një votim tjetër në partinë e tij. Kreu i Meduzës nuk pranon votim. Nuk pranon asnjë lloj rivali, asnjë lloj komenti. Ministrat e marrin vesh kur hapin sytë nga mediat se emërohen ministra. Të përzgjedhur me kriterin e korrupsionit, cili dorëzon më shumë atij. Çfarë ndodhi me ne. Ndodhi një transformim demokratik i pabesueshëm. Basha shkatërroi defakto strukturat e PD-së. Nuk ka preukupim më të madh për mua se ku do mblidhemi” – tha Berisha.

Nga salla: Në stadium.

Berisha: Faleminderit shumë që e mendoni. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz, është Air Albania, por motin nuk e dimë. Partia e kombit më të madh në europë, gjerman, e ka Kuvendin me 930 delegatë. Basha e bëri Kuvendin me 7600 delegatë që të mos dinim se kush voton e kush jo. Ai vendosi në krye të PD-së, me metoda antidemokratike, një kryesi të emëruar prej tij. Kryesia e PD-së, në shkelje flagrante, 60% është emëruar nga kryetari. Defakto është e paligjshme në parim dhe statut. Statuti kërkon që anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë. Kryetari votoi 15 me kandidatura ndërsa mbi 20 nuk i votoi fare. Dhe PD e përjashtoi votën. Akti ynë madhor do jetë rikthimi i votës. Ne do vendosim primaret, dhe ato janë një vlerë e madhe. Qëndrimet e peng Bashës janë antiamerikane. Përjashtimi i votës është antieuropian dhe antiamerikan.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.