A duhet të vakѕinohemi gjatë сiklit, cilat janë efektet anëѕore?

NHS ka raportuar se disa njerëz kanë raportuar ndryshime të përkohshme në ciklin e tyre pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.Teksa shton: “Disa gra kanë raportuar gjakderdhje më të rëndë se zakonisht, menstruacione të vonuara ose gjakderdhje të papritur vaginale”. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) dhe ekspertë të tjerë aktualisht janë duke monitoruar dhe vlerësuar këto raporte, shkruan Express.co.uk.

Sidoqoftë, NHS thotë: “Dëshmitë aktuale sugjerojnë se nuk ka asnjë lidhje midis problemeve të menstruacioneve ose gjakderdhjes së papritur vaginale dhe vaksinave të koronavirusit”.

NHS sugjeron se numri i raportimeve është relativisht i ulët duke pasur parasysh numrin e grave që kanë marrë vaksinën dhe thotë se “ndryshimet menstruale të raportuara zakonisht nuk zgjasin shumë”. Shërbimi Shëndetësor vë në dukje se ndryshime në ciklin menstrual janë raportuar gjithashtu pas infeksionit me koronavirus dhe te gratë e prekura nga simptomat afatgjata të COVID-19.

NHS këshillon që nëse keni ndryshime në ciklin tuaj që janë të pazakonta për ju, vazhdojnë me kalimin e kohës, ose keni ndonjë gjakderdhje të re vaginale pas menopauzës, pas vaksinimit kundër koronavirusit, duhet të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Faqja shëndetësore e farmacisë LLoyds në internet vë në dukje se “ka pasur raporte nga gratë në mbarë botën për ndryshimet menstruale pas vaksinës”. “Sipas BMJ-së kishte pasur pothuajse 30 mijë raste të raportuara deri në shtator 2021. Këto raste u raportuan në skemën e kartonit të verdhë të qeverisë, e cila regjistron efektet anësore nga ilaçet dhe vaksinat”.

Ka pasur gjithashtu shumë pretendime të bëra në rrjete sociale që sugjerojnë se vaksinat e COVID-19 kanë një ndikim në fertilitet, por vaksina kundër COVID-19 nuk ndikon në fertilitetin tuaj ose nuk zvogëlon shanset për të mbetur shtatzënë.

Shumë gra të përfshira në provat e vaksinave kanë vazhduar të mbeten shtatzënë sipas hulumtimeve më të fundit. Prandaj, komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që grave shtatzëna t’u ofrohet vaksina për t’i mbrojtur ato kundër koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *