“A është dakord ministri?”/ Skanimi i telefonit të biznesmenit ‘fundos’ bashkëpunëtorin e Ballukut, tenderat e dyshimta të Evis Berberit

a eshte dakord ministri skanimi i telefonit te biznesmenit fundos bashkepunetorin e ballukut tenderat e dyshimta te evis berberit
a eshte dakord ministri skanimi i telefonit te biznesmenit fundos bashkepunetorin e ballukut tenderat e dyshimta te evis berberit

Zbërthimi i telefonit të biznesmenit Ervis Lami “fundos” Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugorë Shqiptarë Evis Berberi, bashkëpunëtori i më i ngushtë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dyshuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Gjatë hetimeve të nisura në shtator të 2023, SPAK për këtë çështje ka sekuestruar celularin e zyrtarit të lartë Berberi, biznesmenëve Lami dhe Beja si dhe Brunilda Bulit, ku janë zbuluar edhe komunikimet mes tyre.

News 24 ka mundur të zbulojë detaje hetimore ku zbardhen bisedat mes të dyshuarve, ku ndër të tjera flitet për tendera dhe për shuma parash që dyshohet se janë dhënë ryshfet. Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi. Në dosjen hetimore lihet të kuptohet se bëhet fjalë për shuma të dhëna ryshfet. Bisedat sipas SPAK përputhen me të dhënat të tjera gjatë hetimit më shumë se 6 mujorë. Në një tjetër bisedë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u fut ne tender, po bej kontratën. Evis Berberi dhe dy të dyshuarit e tjerë dolën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, por procesi u shty për të Shtunën pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Hetimet kanë në fokus kompaninë DAAM. sh.a të cilën në 2018 Berberi ja bleu Valter Begajt për 800 euro, kompani u shit dhe rishit disa herë në shifra marramendëse deri ne 1.7 milion euro.

Evis Berberi u katapultua ne administrate fillimisht ai këshilltarë i Belinda Ballukut më pas në krye të Agjencisë së Retiçencës së Energjisë. Në këtë pozicion ai firmosi 3 tendera në favor të ish-ortakut të tij Valter Begaj dhe dyshohet së mori ryshfet nëpërmjet kompanisë DAAM që e kontrollon në mënyrë të tërthortë, edhe kur u emërua në krye të ARRSH ai firmosi tendera për llogari të kompanisë Net Group të Valter Begajt nga i cili dyshohet po ashtu që të këtë marrë ryshfet. Hetimet për Berberin dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar në drejtim të abuzimeve me fondet e rrugëve. Në një moment, në dosje flitet dhe për një përgjim, ku thuhet se; “a është dakord ministri?”, por pa specifikuar se për cilin nga ministrat bëhet fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts