“A është e ngjashme lufta civile e 1936 me luftën e 2022?”

Javier Cercas

Historiani i luftës civile Angel Viñas, kishte titulluar një prej shkrimeve të tij “Spanja e 1936 si Ukraina e 2022”, krahasim i pamundur. Guxoj të mos jem dakord me titullin, jo me përmbajtjen e shkrimit: t´i konisderosh këto luftëra të barabarta është absurde por t´i krahasosh ato jo.

Gjithçka është e krahasueshme siç thoshte Oscar Tusquets: ky krahasim mund të ishte relevant, ndriçues, steril, por na rezulton pothuajse e pamundur të mendojmë pa krahasuar; gjë që na bën të zbulojmë dallimet jo vetëm ngjashmëritë.

Ndaj historia ka vlerë: ndaj historia nuk është ¨depozitë aksionesh¨ siç e quante Cervantes dhe ¨dëshmitare e së kaluarës¨ por historia është ¨shembull dhe paralajmërim i së tashmes¨ dhe ¨paralajmërim i ngjarjeve të së ardhmes¨. Për këto arsye shkojme tek historianët për ta kuptuar luftën: sepse të gjitha luftërat janë të ndryshme, por të gjitha kanë diçka të përbashkët.

Lufta civile në Spanjë nuk bëri përjashtim. Para ca javësh shkruajta në këtë hapësirë që lufta më duket e neveritshme por ka raste kur nuk mbetet zgjidhje tjetër veç luftës; shkruajta gjithashtu që dhe rasti i luftës civile në Spanjë qe një rast i tillë.

Në këtë pikë që jemi dhe Ukrainës nuk i ka mbetur më zgjidhje. Në korrik të vitit 1936 spanjollët kishin vetëm dy alternativa: të pranonin grushtin e shtetit kundër demokracisë ose të rezistonin me armë; shumë zgjodhën alternativën e dytë, zgjedhja që duhet të bënin.

Në shkurt të vitit 2022, ukrainasve u mbetën vetëm dy alternativa: të pranonin sulmin nga rusët, ose të rezistonin për të mbrojtur vendin e tyre me armë; shumë zgjodhën alternativën e dytë, zgjedhja që duhet të bënin.

Deri këtu ka ngjashmëri thelbësore mes dy luftërave, por tani do të them një dallim thelbësor: Republika e dytë u braktis nga demokratët perëndimorë, të cilët mbështesnin me cinizëm të ashtuquajturën politika e mos-ndërhyrjes; nga ana tjetër Ukraina ka të gjithë mbështetjen tonë.
Por si ka mundësi që ka mes nesh ende njerëz që nuk ndalojnë së promovuari politikën e mos-ndërhyrjes në Ukrainë? Si ka mundësi që i quajnë parti lufte ato parti që po mundohen të ndihmojnë Ukrainën nga sulmi i Putin-it ashtu si spanjollët zgjodhën të mbroheshin nga grushti i Frankos? Çfarë ka ndodhur me moton e dikurshme ¨Nuk do të ndodhë!¨që përcaktonte rezistencën spanjolle siç po mundohet dhe Ukraina përmes motove të ndryshme.

Ka disa njerëz që mendojnë se Podemos që nuk është dakord që t´iu jepen armë ukrainasve vjen nga injoranca, ose nga mendimi se mund ta përballim Putin-in përmes paqes, ndërsa ai vret më shumë njerëz se Rambo, asnjë nga këto propaganda nuk më bindin.

Podemos nuk beson që duke i dërguar armë ukrainasve po ndihmojmë që të ketë më shumë paqe në botë, ashtu siç mendon çdo qenie racionale – vetëm nëse e masim paqen me numrin e varrezave që po ndërtohen me vazhdimin e luftës, por ashtu siç shkruan dhe Garzon ¨secili thotë atë që thotë për interes fraksional¨.

Pra për të njëjtën arsye që disa promovuan politikën e mos-ndërhyrjes në pushtimin e Luftës Civile.

Gënjej: nuk është se të gjitha luftërat kanë gjëra të përbashkëta por në fund fare të gjitha janë të njëjtat luftëra.

Si përfundim: thelbi është i kuptueshëm. E pakuptueshmja është që pas ushtrimit të makiavelizmit amoral, Podemos mundohet të supzojë që është trashëgimtarja e vërtetë e Republikës së dytë, janë ukrainasit ata që iu duhet të luftojnë për lirinë e tyre, ata të cilët Podemos nuk i ndihmon. Pa modesti, por trashëgimtarët e vërtetë të Republikës së dytë jemi ne.

Javier Cercas është romancier Spanjoll. Ai jep Letërsi Spanjolle në universitetin e Gironës. Ka fituar këto çmime: Independent Foreign Fiction Prize në 2004, International Dublin Literary Award in 2008, European Book Prize në 2016. Është autor i shumë librave përkthyer në disa gjuhë përfshirë dhe në shqip./KONICA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.