“A është ende në modë të luftosh për demokracinë?”/ Wolfgang Merkel në “Public Square” me ish-ministrin Bushati: Duhet të kemi mosbesim për…

a eshte ende ne mode te luftosh per demokracine wolfgang merkel ne public square me ish ministrin bushati duhet te kemi mosbesim per
a eshte ende ne mode te luftosh per demokracine wolfgang merkel ne public square me ish ministrin bushati duhet te kemi mosbesim per

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Bushati ka zhvilluar një intervistë me Wolfgang Merkel, profesor i shkencave politike në Universitetin e Humboldt-it në Berlin dhe njëkohësisht në “Berlin Center of Social Sciences” në ‘Public Square’. Në këtë intervistë u diskutua për krizat me të cilat po përballet demokracia dhe rreziku nga Inteligjenca Artificiale (AI).

Bushati dhe Wolfang diskutuan mbi përkufizimin e demokracisë, të cilin e ndanë në konceptin minimalist, të mesëm dhe maksimalist.

“Minimaliste janë thjesht demokracitë që organizojnë zgjedhje të barabarta dhe të lira. Ka një koncept të mesëm që nënkupton, nga njëra anë, zgjedhje të përgjithshme të lira dhe të barabarta, si dhe shtetin e së drejtës, kontrollin dhe ekuilibrat ndërmjet pushteteve, nga ana tjetër. Dhe koncepti maksimalist që do të thotë zgjedhje të lira, shtet i së drejtës, plus një lloj drejtësie sociale dhe frymë ndershmërie në qeverisje”, thotë Wolfang.

Duke iu referuar krizave, ai shtoi se duhet të bëjmë dallimin mes një krize akute “ku duhet t’i frikësohemi transformimit të demokracisë në një regjim autokratik, siç ndodhi në Gjermani, në vitin 1932, apo në Itali kur erdhi në fuqi Mussolini në vitin 1922. Flasim shpesh edhe për një krizë të fshehur, kur ka erozion dhe regres në lidhje me cilësinë e demokracisë”.

[embedded content]

Të dy bashkëbiseduesit u ndalen tek “rrëshqitja mbrapsht” e demokracisë, Që nga viti 2008, kemi një rënie graduale të cilësisë së demokracisë, madje edhe midis 30 demokracive më të përparuara të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut “Erozion, regres, dhe nganjëherë përdoret edhe termi “autokratizim”, nënkupton humbje të cilësisë së demokracisë, por jo domosdoshmërisht një kalim në regjim autokratik”.

Por, a është ende në modë të luftosh për demokracinë?  “Ne duhet t’u besojmë deri në njëfarë mase atyre që iu japim votën për të ardhur në pushtet, por më pas duhet të kemi një mosbesim demokratik, që do të thotë se duhet të ushtrojmë kontroll mbi ta, dhe s’mundemi të ushtrojmë kontroll vetëm çdo katër vjet në zgjedhjet e përgjithshme, por duhet të ketë kontrolle të ndërmjetme”, thotë ai.

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale nga perspektiva e demokracisë është një çështje e cila nuk duhet të lihet vetëm në dorë të lojtarëve të mëdhenj të teknologjisë së informacionit, si Google, Microsoft e të tjerë. ”Duhet të ketë patjetër rregullim publik nga shteti dhe madje deri në njëfarë mase edhe një rregullim mbi-kombëtar. Bashkimi Europian, që po flisnim më parë, do të ishte në gjendje për ta bërë këtë rregullim” tha Wolfang.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts