A është i pasur Briken Calja? Kampioni i Botës: Nuk bëj një jetë luksi. Ja ëndrra ime e madhe









Briken Calja i dhurojë Shqipërisë tre medalje në Botëror, një ar dhe dy argjend, që kurorëzuan kulmin e një karriere të ndritur dhe të pasur me trofe. Falë këtij peshngritësi himni kombëtar u dëgjua anekënd botës dhe flamuri kuqezi u valëvit krenar në podiumin e më të mirëve. 

ca;ja1

Gjatë një interviste në emisionin “Sport News” në “News 24” ai iu përgjigj disa pyetjeve të tilla si: si është të jetosh me këtë famë, me një arritje të tillë kaq të madhe? Çfarë do të thotë te jetosh dhe të sillesh si kampion bote. A është i pasur një kampion bote?

Kampioni i botës foli dhe për shumë tema të tjera shumë të prekshme të sportit shqiptar dhe mbi të gjitha çfarë pret nga e ardhmja, kush është objektivi i tij i radhës dhe ëndrra më e madhe.

Pyetjes a është i pasur, ai iu përgjigj: “Brikeni ka një jetë normale, nuk është se bëj një jetë luksi. Por nuk është se kam mangësira”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.