A është paguar Edmond Bllako 150 milionë lekë deri në janar 2020? Administratorja e inceneratorit ndryshon dëshminë kur pyetet për babanë e deputetit socialist: Nuk mbaj mend të gjitha…








Komisioni Hetimor për Inceneratorët, i drejtuar nga deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka nisur këtë të hënë me marrjen në pyetje të administratorëve të inceneratorëve.

Dëshmitarja e parë, administartorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra u pyet nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në lidhje me pagesën për babain e deputetit socialist Alqi Bllako.

Kellici: I qëndroni faktit që ju jeni emëruar administatore në 15.3.2019 dhe gjatë periudhesë që jeni emëruar Edmond Bllako s’ka qenë punonjës i kësaj kompanie?

Administratorja: Edmon Bllako ka qenë punonjës i kësaj shoqërie është punësuar para periudhës së administrimit tim.

Kellici: Kam disa informacione që detajojnë që zotëria është paguar për nje periudhe nga 2018 deri ne janar 2020 në 150 milione lekë të vjetra, këtë fakt e kujtoni?

Administratorja: Unë nuk mbaj mend të gjitha pagat e punonjësve të shoqërisë.

Pyetjes se a rezulton i punësuar në Kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, Edmond Arqile Bllako, dëshmitarja Kodra u përgjigj se Bllako ka qenë punonjës i shoqërisë deri në momentin e emërimit e administrimit të dëshmitares Kodra në 15 mars 2019.

Sipas saj marëdhënia e punës e Edmond Bllakos në “Integrated Energy BV SPV”, është e ndërprerë.

Pasi u ripyet, Kodra e ndryshoi dëshminë duke shtuar se nuk e mban mend kur është larguar saktë Bllako, dicka rreth viteve 2019-2020. Kjo dëshmi u ndryshua pasi deputetja Jorida Tabaku i vuri në dukje se Bllako është paguar deri në fillim të vitit 2020.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.