A është sëmurë? Kim Jong-un shfaqet me një njollë të zezë prapa koke, qytetarët në dëshpërim të thellë

Qytetarët e Koresë së Veriut janë të shqetësuar. Lideri i tyre, Kim Jong-un është shfaqur në publik me një njollë të zezë prapa koke, çka rrit më shumë dyshimet për shëndetin e tij. Sipas medieve të huaja, pjesa e errët e liderit të Koresë së Veriut është vërejtur për herë të parë në fund të muajit korrik, kur ai mori pjesë në një seri ngjarjesh, përfshirë një paradë ushtarake dhe në një takim me veteranët.

Plaga e dukshme, me një nuancë jeshile, është parë në mënyrë të ndryshme, e zbuluar ose e mbuluar nga një plaster.

Muajve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un, pasi ai humbi një sasi të konsiderueshme të peshës në fillim të këtij viti. Nuk është hera e parë që Kim shfaqet në publik me njolla e shenja, por kësaj here, qytetarët janë vërtetë të alarmuar se çfarë do të ndodhë me shëndetin e liderit të tyre.

Besohet se ai zhvilloi shenjën në kokë disa kohë pas 11 korrikut sepse në atë datë ai u pa në një paraqitje me muzikantët pa asnjë gjurmë të saj.

Nuk është hera e parë që Jong-un shfaqet publikisht me një shenjë në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *