A është trysnuar që të tërhiqet nga PS? Vasilika Hysi u përgjigjet pretendimeve të deputetit: Njerëz që kanë pjekuri politike vendosin…

Vasilika Hysi në një sqarim të shkurtër nga Kuvendi tha se nuk ka pasur trysni për t’u tërhequr nga Partia Socialiste.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të deputetit Kujtim Gjuzi, Hysi u shpreh se njerëzit që kanë pjekuri politike dhe profesionale vendosin vetë se kur largohen.

“Faleminderit z.Gjuzi por do të lutesha të tërhiqnit fjalën mbrapsht çdo deputet dhe deputete, njerëz që kanë pjekuri politike dhe profesionale, vendosin vetë se kur duhet të hyjnë dhe të dalin nga politika. Nuk kam asnjë trysni, është zgjedhja ime dhe e familjes sime. Është zgjedhje personale. Sot ju burrat duhet të tregoni sa i keni respektuar gratë dhe vajzat”, tha Hysi.

“Si ka mundësi nënkryetarja e Parlamentit profesore-doktore e shkencave, trysnohet dhe nuk është në listat e Rilindjes?! Dhe më mirë që nuk është!”, pyeti deputeti Kujtim Gjuzi.

Gjatë një aktiviteti elektoral, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja socialiste e Tiranës, tha se kishte vendosur të mos ishte më pjesë e listës së PS-së në zgjedhje.

“Do u lë vendin kalamajve”, tha Rama, referuar ish-studentëve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj. Hysi ka qenë e para në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe mjaft aktive si juriste në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *