A është vetingu i politikanëve kushti i PD për zgjatjen e afatit për organet e drejtësisë? Basha: Nuk bëjmë pazar! Synojmë pastrimin e…








Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse Vetingu i politikanëve është kushti i PD për socialistët, me qëllim votimin në Kuvend pro zgjatjes së afateve për organet e drejtësisë.

Kryedemokrati Basha e mohoi një pretendim të tillë, duke u shprehur se “nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar” në këtë nismë.

Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së”, tha Basha.

Për këtë arsye do çojmë përpara axhendën tonë të ndryshimeve që u shërbejnë shqiptarëve. Kthimi i ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut është një hap i kësaj paketë, sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet pas depozitimit të kërkesës tonë ka për detyrë që në konsultim me shqiptarët të shtrojë rrugën përpara për gjithë çështjet e tjera që kanë të bëjnë edhe me sistemin zgjedhor”, tha më herët kryedemokrati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *