Partia Demokratike ka publikuar një video, ku pyeten qytetarë në rrugë nëse duan që t’u bëhet vetingu politikanëve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili ka publikuar videon, shkruan se qytetarët duan një politikë të pastër.
“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.
“Politikanët duhet të jenë të parët që kalojnë në Veting”,-shprehet një qytetare, “të gjithë duhet të kalojnë, nga i pari te i fundit”, vijon një tjetër qytetar.
Kujtojmë që Vetingu i politikanëve është nisma e re e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkon pastrim të atij që e konsideron si “llumi i tranzicionit”.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al