“A jeni prekur nga rritja e çmimeve?”-Kryeparlamentarja: Shkalla e ndikimit tek unë, nuk është e njëjtë me atë të një familje me vështirësi ekonomike








lindita--nikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se ndihet e prekur nga rritja e çmimit të bukës apo dhe nga kriza energjitike që është paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Nikolla u shpreh se shkalla e ndikimit të rritjes së çmimeve tek ajo, nuk është e njëjtë me shkallën e ndikimit tek personat me vështirësi ekonomike.

Pyetje: A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të bleni karburant, bukë apo energji me çmime më të larta se më parë? A ndjeni përgjegjësinë për të ndërhyrë për të përmirësuar situatën?

Nikolla: Është një pyetje që sigurisht përgjigja është e ditur. Sa kohë që ka momente krize dhe të vështira, qofshin energjitike, qofshin që lidhen me rritjen e çmimeve, ndikojnë tek kushdo. Shkalla e ndikimit ndryshon dhe varion, nuk është e njëjtë shkalla e ndikimit tek unë me atë të një familje që jeton në kushte të vështira ekonomike. Patjetër e tillë duhet të jetë dhe kthimi mbrapsht në kthimin e vëmendjes. Unë jam besimplotë që qeveria që ka detyrën për të menaxhuar këto situata dhe për t’iu përgjigjur këtyre situatave do jetë në lartësinë e detyrës. Do bëj gjithçka të mundem nga pozicioni  që kam.

Ndërsa për zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut, Nikolla shpreh bindjen se do të ketë një consensus mes opozitës dhe mazhorancës.

Nikolla: Në këtë detyrë nuk jam për të bërë favore apo shkëmbime politike. Jam në krye të kësaj përgjegjësie të lartë për të mëundësuar komunikimin e deri në votimin e ligjeve që gjykohen të marrin gjithë konsensusin në kuptimin e përputhshmërinë e Kushtetutës. Është e vërtetë që në kontaktet me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, është një kërkesë e ndërkombëtarëve. Ka qenë një prioritet i ngritur dhe në seancën e parë të Kuvendit nga ministri i Drejtësisë për nevojën që procesi i vettingut ka. Unë nuk po jap një afat kohor. Në informacionin që unë kam, në një prej ekraneve televizive, z. Alibeaj është shprehur që opozita e gatshme.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *