A ka dërguar Polonia tanke në Ukrainë? Kryeministri Morawiecki shuan dyshimet

21:58 25/04/2022

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi këtë të hënë se qeveria e tij ka dërguar tanke në Ukrainë. Gjatë një interviste me Polsat News, Morawiecki u pyet nëse Polonia ka dërguar apo ka në plan të dërgojë tanke në Ukrainë. Ai u përgjigj “po”, pa dhënë më shumë detaje.

Ai tha se do të japë më shumë informacion “në momentin e duhur”, por tani për tani, Morawiecki u shpreh se nuk do të zbulonte më shumë për sasinë e tyre për arsye sigurie.

Siç shkruan BBC, prej disa javësh tashmë është përfolur se Polonia ka furnizuar Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike. Ministria e Mbrojtjes kishte refuzuar të jepte një koment për këto zëra.

Morawiecki tha se çështja e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 tani ishte e mbyllur. “Nuk ka nevojë për një veprim të tillë, nuk ka kërkesa të tilla”, tha ai, kur u pyet nëse po shqyrtohej ende mundësia për të dërguar avionë në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.