A ka më vend për Lulzim Bashën në PD? Ja çfarë thotë Flamur Noka pas vizitës në selinë blu: Do rikthehet Topalli, Imami dhe…






UPDATE- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, njëherësh deputeti Flamur Noka gjatë vizitës në selinë e Partisë Demokratike deklaroi se në këtë forcë ka vend edhe për Lulzim Bashën.

Sipas Nokës, Lulzim Basha është një prej kolegëve të grupit të PD-së ndaj tha se në Partinë e rithemeluar në 11 dhjetor do ketë vend të gjithë.

“Sigurisht nuk do jetë më as parti e bravave dhe blindave, por do jetë parti e lirë.

Partia Demokratike është Rithemeluar në 11 Dhjetor dhe do jetë e hapur për Lulzim Basha do jetë një nga kolegët tanë.

Nuk na ndan më asgjë, gjithçka në funksion të bashkimit”, tha Flamur Noka.

RIKTHIMI I FIGURAVE

Flamur Noka është pyetur për rikthimin e figurave të njohura të PD-së si Jozefina Topalli dhe Arben Imami e të tjerë, teksa u shpreh se selia blu me Sali Berishën do japin një leksion demokracie.

Ai tha se PD do bëj çdo gjë që PD të hapet dhe të rikthehen në të figurat e rëndësishme dhe intelektualët.

“Sali Berisha dhe PD-ja ka patur në axhendën e tij dhe të sajën primare hapjen e partisë demokratike.

Kjo gjë u provua në 2004-2005. E keni dëgjuar Sali Berishën çdo ditë, hapja dhe bashkimi janë dy prioritete thelbësore të punës tonë gjatë kësaj periudhe dhe kjo do vazhdojë.

Pranë kësaj force do ftohen të gjithë ata që kanë qenë dhe janë larguar, do ftohen kapacitetet.

Kjo parti do japë një leksion të madh demokracie për rikthimin e personaliteteve”, tha Noka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.