A ka qarkulluar virusi në Kinë më herët se të shpërthente në të gjithë globin? Flasin ekspertët

Studiuesit, krahas studimeve të thelluara për të zbuluar vaksina të reja, në mënyrë që të ofrohet vaksinimi masiv i popullatës, janë duke hetuar dhe origjinën e pandemisë globale.

CNN shkruan, se në Kinë po pretendojnë se mos virusi ka qarkulluar më herët nga se u shfaq, pasi një person i vetëm sipas tyre, nuk mund të shkaktojë një pandemi globale. Ata janë të mendimit se shpërthimi ndodhi në tregun e produkteve të detit në Ëuhan, e më pas prej andej u shpërnda në të gjithë botën.

“Gjërat duhet të shihen në një tjetër prizëm. Nëse ai person që ishte i infektuar, nuk do të shkonte atë ditë në tregun Huanan, ndoshta situata nuk do të merrte këto përmasa. Madje mendoj se ne nuk do të mësonim kurrë për koronavirusin”, u shpreh për CNN, Michael Worbey, një profesor në Universitetin e Arizonës.
Ekipi i kryesuar nga profesor Morbey, në një studim për të mësuar kohën se kur ka ekzistuar virusi, përdorën modele kompjuterike në mënyrë që të mësonin se kur ishte përhapur.

“Studimi ynë u ndërmor, për t’iu përgjigjur pyetjes, se sa kohë mund të ketë qarkulluar virusi SARS-CoV-2 në Kinë para se të zbulohej. Për këtë përgjigje kontribuuam në tre pjesë të rëndësishme të informacionit: një kuptim i hollësishëm se si u përhap në Ëuhan, para se vendi të bllokohej, larmia gjenetike e virusit në Kinë dhe raportet e rasteve më të hershme të COVID-19 në këtë shtet. Duke kontribuar në këto linja të ndryshme provash, ne ishim në gjendje të vendosnim një kufi të sipërm të mesit të tetorit 2019, se virusi filloi të qarkullonte në provincën Hubei”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *