
Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur lidhur me informacionet e mediave të huaja se mund të ketë humbur jetën drejtuesi i grupi Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Ai u shpreh se sa kohë nuk ka ende një njoftim zyrtar për vdekjen e tij, duhet treguar kujdes me deklaratat që bëhen për këtë çështje. Sakaq, sipas tij nëse është e vërtetë që ai ka humbur jetën, grupi mercenar do të vijoj të ‘mbijetojë’.
“Të dyja pistat (nëse ka vdekur apo nëse është një strategji) janë objekt i analizave në të gjitha mediat, por sakohë nuk kemi njoftim zyrtar, duhet të jemi të kujdesshëm të mos spekulojmë.
Nëse lajmi është i vërtetë, është hakmarrje e Putinit. Grushti i shtetit i realizuar në qershor, ishte një sfidë ndaj Putinit, që për 31 vite nuk kishte guxuar askush. Unë gjykoj që strukturat e Wagner vazhdojnë të jenë të forta brenda federatës Ruse dhe në disa vende të Afrikës Qendrore.
Nuk besoj se do tentojnë ta shkrijnë Wagner dhe të mos përdorin kapacitetet që ky grup ka.
Nëse Prigozhin ka vdekur, Wagner besoj se do të vazhdojë sepse është investim shumë i madh i shërbimeve sekrete ruse, ushtrisë ruse por dhe i Putinit, për të pasur njerëz në terrene ku intereson rritja e ndikimit rus”, tha ai.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al